Gena nxjerr të 'palarat' e festivalit: Na u premtua për një festival vlerash por.....

  • 25 December 2019 - 13:39
 Gena nxjerr të 'palarat' e festivalit: Na u premtua për një festival vlerash por.....

Një ndër konkuruesit e Festivalit të 58 në RTSH ishte dhe këngëtari i njohur Gena.

Ai mori pjesë në këtë event të rëndësishëm të muzikës shqiptare me këngën  “Shqiponja e lirë” me muzikë të punuar nga vet ai dhe me tekst nga Endri Mumajesi Muma.

Gena arriti të hynte në natën finale por nuk u vlerësua me asnjë çmim. 

Mirëpo sot me anë të një postimit  në Instagram ai ka ndarë me ndjekësit e tij disa momente nga festivali. 

Këngëtari tregon se të gjithë artistëve ju premtua që do ishte  një festival vlerash që kryefjala do ishte kënga, që do te kishte barazi dhe drejtësi por nuk ndodhi ashtu.

Sipas Genës kishte probleme të mëdha teknike gjithashtu nga 20 pjesmarrës që ishin në festival 18 prej tyre nuk ju afrua asnjë komoditet. 

Por ajo që Gena nuk do ta besoj se mund të jetë bërë me qëllim është ndërhyrja në momentin e fundit nga teknika për të dytën herë në kufjet e këngëtarit  dhe më pas rezultati ishte që gjatë gjithë kohës ka patur shkëputje të audios në kufje.

Postimi i plotë i këngëtarit :

'Na u kerkua dhe na u premtua qe do te merrnim pjese ne nje festival vlerash qe kryefjala do ishte kenga!Nje festival qe do te kishte barazi dhe drejtsi...
Po nuk ndodhi ashtu....Probleme te jashtzakonshme teknike...Probleme qe nisen qe ne prova por prap se prap vendosa te vazhdoj edhe pse nuk kisha perkushtimin e duhur si artist.Ne kete festival morem pjese 20 artiste por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnje lloj komoditeti!
Dua te ndaj me ju nje shqetesim...

'Pas nates se dyte ku publiku ka kercyer dhe ka kenduar kengen time nje kthes e jashtzakonshme ndodh ne naten finale.Nuk dua te besoj qe eshte ber me qellim.Nderkohe qe isha gati per te performuar 10 sekonda perpara se te dal ne skene teknika nderhyn per te dyten here ne kufjet e mija duke me len te dyshoj qe dicka nuk shkonte mire, dhe rezultati ishte qe gjat gjith kohes kam patur shkeputje te audios ne kufje,vetem per respektin tuaj e vazhdova kengen deri ne fund duke mos patur gati gati fare degjim!Me falni qe nuk isha Gena qe ju njihni ne kto 25 vjet!U mundova te jap me te miren nga vetja por jo gjithcka eshte ne doren e artistit...Megjithate jeta vazhdon..Dua tju uroj nga zemra Gezuar Krishlindjet dhe zoti ju bekoft! ka shkruar në postim Gena.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Na u kerkua dhe na u premtua qe do te merrnim pjese ne nje festival vlerash qe kryefjala do ishte kenga! Nje festival qe do te kishte barazi dhe drejtsi... Po nuk ndodhi ashtu.... Probleme te jashtzakonshme teknike...Probleme qe nisen qe ne prova,por prap se prap vendosa te vazhdoj edhe pse nuk kisha perkushtimin e duhur si artist.Ne kete festival morem pjese 20 artiste por 18 prej nesh nuk ju ofrua asnje lloj komoditeti! Dua te ndaj me ju nje shqetesim... Pas nates se dyte ku publiku ka kercyer dhe ka kenduar kengen time nje kthes e jashtzakonshme ndodh ne naten finale.Nuk dua te besoj qe eshte ber me qellim.Nderkohe qe isha gati per te performuar 10 sekonda perpara se te dal ne skene teknika nderhyn per te dyten here ne kufjet e mija duke me len te dyshoj qe dicka nuk shkonte mire, dhe rezultati ishte qe gjat gjith kohes kam patur shkeputje te audios ne kufje,vetem per respektin tuaj e vazhdova kengen deri ne fund duke mos patur gati gati fare degjim! Me falni qe nuk isha Gena qe ju njihni ne kto 25 vjet!U mundova te jap me te miren nga vetja por jo gjithcka eshte ne doren e artistit... Megjithate jeta vazhdon.. Dua tju uroj nga zemra Gezuar Krishlindjet dhe zoti ju bekoft!

A post shared by G E N A (@genalito_official) on

(Kosova Sot Online)