Mbani frymën… po kalon “bomba” 50-vjeçare

  • 25 December 2019 - 17:43
Mbani frymën… po kalon “bomba” 50-vjeçare

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Jennifer Lopez, duket se nuk njeh moshë. Këtë vit ajo bëri plot 50 vjeçe, por ka një trup perfekt që shumë vajza ia kanë zili.

Jlo është fotografuar së fundmi jashtë palestrës me një veshje sportive ngjyrë të kuqe latex. “Bomba” 50-vjeçare nxori në pah format e saj fizike që të gjithë “çmenden” pas saj.

Diva e muzikës ka treguar gjithmonë se kujdeset për trupin e saj, e si pasojë ajo ka qenë në super formë edhe pse mami i dy fëmijëve.

Ndërkohë në një palestër në Miami, Jennifer ishte së bashku me të fejuarin Alex Rodriguez, 44 vjeç.

(Kosova Sot Online)