Shkurte Fejza: Unë ua dhashë zërin ndërsa ju ma dhuruat forcën e shpirtit tim për të kënduar

  • 26 December 2019 - 15:21
Shkurte Fejza: Unë ua dhashë zërin ndërsa ju ma dhuruat forcën e shpirtit tim për të kënduar

45 vjetorin e Karrierës Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza e shënoj me një koncert madhështor në zemër të Prishtinës, para një publiku të zgjedhur, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E për këtë nder që ju bë asaj, ajo ka zgjedhur fjalët më të ëmbëla për t'i falenderuar të gjithë ata që e dashuruan muzikën që ajo kultivoj tash e sa dekada në skenë, duke i dhuruar muzikës popullore shqipe qindra hite.

Image

Ky është shkrimi i plotë:

Jam e lulmtur që kam miq të mirë, kolegë të mrekullueshëm, bashkëpuntorë profesionist dhe kam publikun ma të mirë dhe ma besnik në Botë. Jeni pjesa ma e ndërgjegjshme e kombit shqiptarë dhe dashamirë të muzikës së bukur shqipe.
A e dini sa ju dua nuk kam fjalë për ta shprehur dashurinë dhe respetin për Ju.
Unë ua dhash zërin dhe emocionin ndërsa ju ma dhuruat forcën e shpirtit tim për të kënduar.
Zoti ju bekoftë Juve dhe popullin tim.

(Kosova Sot Online)