Dua lënë nam me të dashurin, puthje në buzë në rrjetet sociale

  • 27 December 2019 - 19:49
Dua lënë nam me të dashurin, puthje në buzë në rrjetet sociale

Këngëtarja Dua Lipa ka disa muaj që e ka bërë publike lidhjen e saj me Anwar Hadid

Çifti janë parë disa herë së bashku, derisa Anwari është vëllai i motrave supermodele, Bella dhe Gigi Hadid.

Që nga ajo kohë Dua ka vazhduar me paraqitjet e saj me të dashurin e ri, kurse sonte ata kanë shkëmbyer edhe puthje të zjarrta, e të cilat Dua i ka postuar në rrjetet sociale.

Dua ka qenë e zënë shumë në këtë fundvit me disa projekte muzikore, derisa la gjurmë edhe në intervistën e saj në “Tonight Show”, me Jimmy Fallon, ku foli edhe për Kosovë.

(Kosova Sot Online)