“Do të luftoj për zemrën tënde”, Blero i dedikon Afronës fjalët më të ndjera të dashurisë

  • 28 December 2019 - 10:55
“Do të luftoj për zemrën tënde”, Blero i dedikon Afronës fjalët më të ndjera të dashurisë

Blero dhe Afrona kurorëzuan dashurinë e tyre në muajin shtator të këtij viti, në një ceremoni pranë detit me njerëzit e tyre më të dashur. Që prej atëherë këngëtari nuk ka hezituar t’i dedikojë partneres së tij fjalët më të ëmbla të dashurisë. Së fundmi artisti ka publikuar një foto me Afronën nga dasma e tyre disa muaj më parë.

“Edhe kur të bëhem bajat ty, do të luftoj për zemrën dhe emocionin tënd zemër, do të vdes duke luftuar për ty. Sepse ti në të mirë dhe në të keq më bën të ndihem i gjallë. Dashuria ime përgjithmonë”, ka shkruar Blero krah postimit të tij në ‘Instagram’.

Kujtojmë se për shkak të punës dhe angazhimeve të tyre, dyshja ndodhen shpeshherë larg njëri-tjetrit, megjithatë ata publikojnë gjithmonë momente nga pushimet apo koha së bashku.

(Kosova Sot Online)