Irina Shayk duket bukur edhe kështu, modelja fotografohet rrugëve të New York krah vajzës

  • 28 December 2019 - 10:58
Irina Shayk duket bukur edhe kështu, modelja fotografohet rrugëve të New York krah vajzës

Modelja e njohur e pasarelave, Irina Shayk është fotografuar së fundmi me vajzën e saj të vogël, Lea, duke shëtitur në rrugët e New York-ut. 33-vjeçarja ishte veshur mjaft sportive me një kostum ngjyrë gri dhe xhupin në ngjyrë të zi, i cili ishte i njëjtë me të vajzës.

Gjatë kësaj periudhe vogëlushja është parë edhe në shoqërinë e të atit, Bradley Cooper, i cili ka kaluar disa ditë me të voglën, teksa e ka marrë nga ish-partnerja e tij, Shayk.

Kujtojmë se Bradley dhe Irina i dhanë fund lidhjes së tyre në muajt e parë të këtij viti, duke i surprizuar të gjithë fansat e tyre.

(Kosova Sot Online)