Kourtney Kardashian jo vetëm që u rikthye me ish-in, por vendosi t’i bëjë gjërat zyrtare!

  • 28 December 2019 - 13:13
Kourtney Kardashian jo vetëm që u rikthye me ish-in, por vendosi t’i bëjë gjërat zyrtare!

Marrëdhënia e Kourtney Kardashian me Younes Bendjima ka qenë gjithmonë ndër më të komentuarat në media, kjo për faktin se ato ndahen e ribashkohen shumë herë.

Dyshja u nda një vit më parë për shkak të tradhtisë së Bendjima, mirëpo duket se kjo për Kourtney-n është e shkuar dhe e harruar.

Ata u panë së bashku disa ditë më parë në një club në Miami, ndërsa tani Kourtney ka vendosur t’i bëjë gjërat zyrtare.

Ajo dëshiron që e gjithë bota ta marrë vesh se është rikthyer me ish-in, madje Krishtlindjet i kanë kaluar së bashku!

Kourtney ka ndarë në Instagram disa poza nga mbrëmja e Krishtlindjes dhe në njërën prej tyre shfaqet edhe Bendjima krahas saj.

Ai e ka kapur partneren tek beli, teksa të dy janë drejtuar nga kamera.

Kështu, ata e kanë bërë marrëdhënien e tyre publike, pa dhënë ende asnjë deklaratë për mediat.

(Kosova Sot Online)