Eh dashuria! Prej kohësh të ndarë, Drake pranon se mendon ende për Rihanna-n

  • 30 December 2019 - 12:13
Eh dashuria! Prej kohësh të ndarë, Drake pranon se mendon ende për Rihanna-n

Së fundmi, reperi i famshëm Drake ka publikuar në faqen e tij në Youtube videon “Rap Radar”, ku ka folur për 2 orë e 20 minuta për shumë tema nga jeta e tij, duke i shuar kuriozitetin fansave.

Ndër të tjera, Drake nuk ka lënë pa përmendur edhe lidhjen e dikurshme me Rihanna-n, për të cilën reperi ka treguar se ka pasur gjithmonë ndjenja.

Për më tepër, në “Rap Radar” Drake pranoi se ende vazhdon të mendojë për RiRi-n (kujtojmë se ajo ishte fiksimi i tij që para se të lidheshin) dhe i uron asaj më të mirat.

Megjithëse u ndanë për shkak të mosmarrëveshjeve, duke përfshirë edhe të shkuarën e Rihanna-s me Chris Brown, duket se keqkuptimet i kanë mbetur të shkuarës.

“Unë mendoj se ne të dy u rritëm deri në atë pikë saqë ai person që ishte në mesin tonë nuk është më një pjesë e njërës prej jetës sonë aktualisht. Unë kam dashurinë dhe respektin maksimal për të. Unë mendoj për të si familje më shumë se gjithçka.”- është shprehur Drake ndër të tjera, duke treguar edhe njëherë tjetër konisderatën e tij të madhe për këngëtaren.

(Kosova Sot Online)