Victoria Beckham drejt falimentimit

  • 30 December 2019 - 12:35
Victoria Beckham drejt falimentimit

Kompania e saj po humbet gjithnjë e më shumë.

Victoria Beckham po detyrohet të shtrëngojë rripin pasi kompania e saj po humbet gjithnjë e më shumë para.

Linja e veshjeve me emrin e saj humbi këtë vit 12 milionë paund (1.7 miliardë lekë) dhe Victoria po merr masa ekstreme që të pakësojë shpenzimet dhe të shpëtojë kompaninë.

Investitorët i kanë thënë që nuk mund të udhëtojë më me shofer, që do të thotë se duhet ta ngasë vetë makinë ose të marrë taksi.

Gjithashtu, selia qëndrore e Victoria Beckham në Hammersmith, West London, nuk do të dekorohet më me bimë dhe lule.

Drejtoresha e komunikacionit, jo Milloy dhe kreu i PR të brandit, Ruth Davies, kanë dhënë dorëheqjen.

Victoria u vetëofrua të paguhej më pak që të shpëtojë biznesin.

(Kosova Sot Online)