Ish-i i Ronaldos “tërbon” fansat me pozën “topless”, shfrenojnë fantazinë në komente

  • 30 December 2019 - 17:14
Ish-i i Ronaldos “tërbon” fansat me pozën “topless”, shfrenojnë fantazinë në komente

Ajo njihet si një ndër femrat më të bukura dhe seksi në botë. Është fjala për super modelen, Irina Shayk, e cila njihet gjithashtu edhe për lidhjet e saj të dashurisë me disa personazhe të njohur si Cristiano Ronaldo apo Brandly Cooper.

33-vjeçarja është gjithashtu një nga personazhet më të ndjekur në rrjetet sociale, ku në “Instagram” numëron 13 milionë fansa.

Së fundmi, seksbomba ruse ka publikuar për ndjekësit një foto, ku shfaq linjat e saj perfekte trupore. Me pozën në fjalë fansat e saj nuk kanë ngurruar që të shfrenojnë fantazinë në komentet e tyre.

“Më vrit. Më adapto. Shpirt, kur do të takohemi… E Mrekullueshme. Vërtetë një bukuri natyrore”, janë disa nga komentet më të shpeshta në foton e modeles seksi.

(Kosova Sot Online)