Dua Lipa vë në pah linjat trupore, teksa pozon para pasqyrës

  • 31 December 2019 - 12:25
Dua Lipa vë në pah linjat trupore, teksa pozon para pasqyrës

Ajo gjatë këtij viti ka qenë në formë të mahnitshme, si në anën profesionale e po ashtu edhe në atë personale.

Fjala është për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila arriti suksese të shumta, gjersa në vitin 2020 do ketë befasi të tjera për fansat.

Duke qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, 24-vjeçarja publikon imazhe dhe video të ndryshme, gjersa nuk i mungojnë as pozat provokuese.

Një të tillë e ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj, personale, Instagram, e cila duket se po shijon ditën e fundit të këtij viti.

E veshur me bikini, këngëtarja shqiptare ka vënë në pah linjat trupore atraktive, ndërsa shfaqet e mrekullueshme.

Periudhën e fundvitit, e njëjta po e shijon bashkë me familjarët e saj, në New York dhe me të dashurin e ri, Anwar Hadid.

Me këtë të fundit, është në një romancë dashurie menjëherë pas ndarjes nga modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew. 

(Kosova Sot Online)