Top 'skandali' i vitit 2019: 'Hallakama' mes Shyhrete Behlulit dhe Motrave Mustafa

  • 01 January 2020 - 12:00
Top 'skandali' i vitit 2019: 'Hallakama' mes Shyhrete Behlulit dhe Motrave Mustafa

Skandalet në estradën shqiptare, sa vijnë e shtohen për çdo vit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kur çdo gjë po shkonte mirë mes tyre, papritmas mollë sherri u bë kënga kushtuar nënës, konkretisht ideja rreth realizmit të saj.

Fjala është për këngëtaren e njohur të muzikës popullore Shyhrete Behlulin në njërën anë dhe Motrave Mustafa në anën tjetër.

Po cila nga të larpermendurat e kishte fillimisht këtë ide?

Në një emision të njohur të shou bizit në vend, këngëtarja Shyhrete Behluli i kishte akuzuar Motrat Mustafa për shpifje, pasi paraprakisht ato kishin deklaruar se Shyhretja ua ka huazuar idenë e këngës.

Megjithatë këtë kategorikisht ua hedhi poshtë Shyheretja duke ua hedhur fajin motrave se po ia njollosin karrierën.

Për të qenë korrekt me dy palët, ne ua sjellim një pjesë nga prononcimi i këngëtarës Shyhrete Behluli: “Me njëfarë forme mund të them se ato kanë shpifur për mua në këtë rast, me njollos emrin tem, me njollos karrierën time, që është shumë e dhimbshme, është shumë e ulët, kush nga një kolege shoqe”, kishte deklaruar këngëtarja.

Gjatë intervistes Shyhrete Behluli ka deklaruar se përderisa Sahidja e ka akuzuar publikisht, do të duhej t’i kërkonte falje, e vetëm në këtë rast do të vazhdonte miqësia mes tyre.

Menjëherë pas deklaratave goditëse të Shyhretes kundrejt Motrave Mustafa, ishte kundërpërgjigjur njëra prej motrave Mustafa, e ajo ishte pikërisht Sahidja të cilen Shyheretja e kishte halë në sy. Sahidja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram Instagram kishte thënë se Shyhrete Behluli ka zgjedhur gjithçka në favor të vetin dhe se faji mbetet jetim.

“Sa me kënaqësi e tregon një histori që e dinë më mirë Shyhretja se të gjithë ne, një realitet që po i dhemb shumë. Një rrugë i mbetet, ose me dale me thënë të vërtetën që e patë shumë të vështirë, zgjodhi gjithçka në favor të vetin, sepse askush nuk e pranon fajin. Një gjë më befasoi shumë, a i kerkoi falje Shkurte Fejzes që kjo është fajtore. Ata që shpifin se kanë problem me të bo edhe shpifse, se e vërteta dhemb po është e vërtetë. Tani po e kuptoj Shkurten pse zgjodhi heshtjen, se me njerëz të tillë më e mirë heshtja.”, kishte shkruar Sahidja.

Por ajo nuk ishte ndalur me kaq, pasi e akuzoj Shyhreten se nuk e ka thënë të vërtetën në intervisten dhënë për media, Sahidja kishte shkruar:

“Shyhretja e kuptoj realitetin dhe kjo e paska vra shumë, për këtë aryse doli me një deklaratë jo modeste, jo njerëzore, edhe shumë zhgënjyese. Unë e tregova një gjë të vërtetë sepse nuk di ndryshe. Nuk ka më mirë në këtë jetë se me pas ndërgjegjjen e qetë. Sinqeriteti është gjëja më e çmuar e imja dhe e familjes time, andaj këto gjëra kalojnë e ju meritoni veç këngë të mira, të zemres.. Me urrejtjen që ajo foli, flasin vetëm ata që kanë urrejtje mbrenda vetës. As edhe një gjë nuk e tha të vërtetë, po jam shumë e qetë kur e di që edhe ajo e dinë cila është e vërteta.

Tha me kërku falje, unë s’mundem me thanë me na kërku falje ajo, se ne jemi shumë të reja kundër moshës së saj. Vetëm respekt për moshën qe e ka… E ju miq, e ndajta me ju këtë shkrim si e ndajta shumë muaj me parë këtë temë të kësaj kënge qe u pritë falë jush shumë mirë dhe ju falenderojmë pa fund”, ka shkruar ajo.

Bilbilat e skenës e kanë bagazhin e pasur artistik. Si ndaras apo edhe bashkë, sukseset janë të shumta për to. Edhe pse nuk pritet ndonjë bashkëpunim mes tyre në të ardhmen e afërt, gjithë ato këngë të bukura që i kanë bashkë mund t’i gjeni të ruajtura në arkiva.

Kujtojmë se disa vite më parë këngëtarja Shyhrete Behluli i kishte prishur raportet edhe me Mbretëreshën e muzikës popullore Shkurte Fejzën.

E dy këngët për të cilat Motrat Mustafa dhe Shyhrete Behluli i prishën raportet miqësore, janë pëlqyer shumë nga publiku dhe kanë arritur miliona klikime.

Derisa me këngën “Je e vetmja”, këngëtarja Shyhrete Behluli ka arritur rreth shtatë milionë klikime, Motrat Mustafa me këngën “Qika e nanes”, kanë kaluar shifren e 13 milionë klikimeve.
 

Pavarësisht ngjarjes se kush kujt ia vodhi këngën, me rëndësi është që nga ky debat linden dy këngë vërtetë të bukura, dhe njëkohësisht dy kujtime për protagonistet, pasi që të dyja palët në klip i kanë më të dashurat e tyre: Nënat.

(Kosova Sot Online)