Kjo është çmenduria më e madhe që Elgit Doda paska bërë për Klea Hutën!

  • 01 January 2020 - 10:01
Kjo është çmenduria më e madhe që Elgit Doda paska bërë për Klea Hutën!

Me rastin e festave të fundvitit, moderatorja Klea Huta ka vendosur të qëndrojë më pranë fansave të saj, duke zhvilluar në InstaStory mini-intervista për të shuar edhe kuriozitetin e të gjithëve.

Sigurisht, s’mund të mungonin pyetjet për partnerin, Elgit Dodën, me të cilin Klea ka njoftuar se do të martohet së shpejti.

Një ndjekës e pyet Klean se cila është çmenduria më e madhe që Elgiti ka bërë për të, ndaj Klea përmend një rast.

“Ka ardhur në Korçë surprizë kur kisha “Maratonën e Këngës”, pas disa ditëve që nuk ishim takuar prej punës time. Këtë mbaj mend.”- tregon Klea në postim.
Klea dhe Elgiti janë të ftuar në emisionin e 1 janarit “Shiko kush Luan”, ku me vello të bardhë në kokë, moderatorja i thotë “Po” partnerit dhe kjo duket si shenjë se na presin lajme të mira!


(Kosova Sot Online)