Arta e fillon vitin 2020 me një njoftim për fansat e saj

  • 01 January 2020 - 11:01
Arta e fillon vitin 2020 me një njoftim për fansat e saj

Viti 2019 si edhe çdo vit paraprak, për këngëtaren e mirënjohur shqiptare Arta Bajrami, ishte shumë i suksesshëm, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithëse ishte e pranishme edhe në dasma e ahengje familajre, këngëtarja ka marrë vendim që gjatë vitit 2020 t'i përkushtohet më shumë kultivimit të zhanreve Pop-Folk, Folk, Techno, Trap, RnB, derisa as në dasma nuk do të mungojë, por tani e tutje paraqitjet në të tilla evente do jenë me hitet e saja ndër vite.

Ky është postimi i plotë i këngëtares, pa ndërhyrjen e redaksisë...

Të dashur fansa, miq e familjarë !
- Jemi në përfundim të vitit 2019, po fillon 2020'ta ë , shfrytëzoj nga rasti t'ua uroj të gjithve vitin e ri, duke ju dëshiruar së pari shëndet, fat e gjithë të mirat për ju dhe familjet tuaja.
- Ju falënderoj nga zemra që edhe gjatë këtyre 365 ditëve i qëndruat besnik muzikës sime, e pritet dhe e dëgjuat atë me shumë dashuri. ë
- Për vitin 2020'të kemi shumë plane bashkë me Don Arbas, për të cilat punët veç kanë filluar. ë
- Unë njihem si këngëtare që ka eksperimentu shumë në muzikë, prej RnB e deri te muzika popullore e folklorike.
- Muzikën popullore e dëgjoj me shumë dëshirë, mirpo edhe përkundër faktit që vitet po kalojnë, gjeneratat po ndryshojnë ajo Arta Bajrami (që ju e cilësoni si queen of RnB) nuk po vdes brenda meje, përkundrazi dita ditës po rritet.
- Kështu që tash e tutje fokusi im kryesor në karier do të jetë lansimi i projekteve të stilit Pop-Folk, Folk, Techno, Trap, RnB

.- Në dasma apo ahengje familjare nuk do të mungojë por do të paraqitem me këngët e mija të cilat janë hite ndër vite.

Shihemi ne 2020
Me shumë dashni :
Arta ë

Image


(Kosova Sot Online)