Për shkak të katrahurës në muzikë Besiana&Shkodrani bojkotojnë edicionin festiv 2020

  • 01 January 2020 - 14:14
Për shkak të katrahurës në muzikë Besiana&Shkodrani bojkotojnë edicionin festiv 2020

Muzika e mirëfilltë shqipe, po rrezikohet nga antivlerat e importuara nga rajoni e gjetiu, shkruan gazeta "Kosova Sot Online". Megjithatë ende ka artistë që me xhelozi e ruajnë folklorin e pasur shqiptar.

Ndër ta janë edhe çifti i njohur i estradës Shkodran Tolaj&Besiana Mehmedi, të cilët njëzëri kanë vendosur t'i bojkotojnë programet festive për këtë vit, duke marrë për bazë angazhimet e shumëta profesionale, por edhe për arsye të katarhurës që ka mbërthyer muzikën shqipe viteve të fundit.

Ky është postimi i plotë:

Shumë të respektuar adhurues të këngës së mirëfilltë shqipe! Me keqardhje i’u njoftoj se sivjet ne nuk do të jemi pjesë e asnjë emisioni muzikor qoftë ne media apo produksionet private. E tërë kjo për shkak të angazhimeve në shërbim të artit e kulturës institucionale dhe katrahurës që akoma dominon në skenën tonë muzikore.Iu siguroj që së shpejti do të shihemi me projekte të reja.
Me shumë respekt - Shkodran Tolaj

Gëzuar 2020 ta shëndet dhe dashuri...

Image


(Kosova Sot Online)