Top ndarjet e vitit 2019 në estradën shqiptare

  • 01 January 2020 - 15:34
Top ndarjet e vitit 2019 në estradën shqiptare

Viti 2019, krahas martesave të shumëta në estradë, u karakterizua edhe me ndarje të çifteve të njohura, të cilan u komentuan shumë në rrjetet sociale, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Si ndarja më e komentuar ishte ajo e çiftit Nora Istrefi&Robert Berisha, por nuk ngelën pas as ndarjet e çifteve Loredana Zefi&Mozzik dhe Stresi&Kejsi.

Për të gjitha insituatat e krijuara “Kosova Sot Online”, ju sjell informacione të detajuara.

Image

Spekulimeve të mediave për një ftohje të raporteve në mes çiftit Nora Istrefi&Robert Berisha, iu erdhi fundi.

Lajmin e bëri publik, vetë Roberti me 25 gusht, përmes një postimi të gjatë në profilin e tij në Instagram, ku ndër të tjera specifikon se nga sot: "Ai dhe Nora nuk janë më bashkë".

Më poshtë, keni mundësinë ta lexoni shkrimin e plotë, edhe pse i njejti është fshirë nga llogaria e këngëtarit, pas publikimit në media.

Duke ju referuar etikës, dhe duke qenë korrekt me lexuesit ne do ta botojmë shkrimin e plotë origjinal të këngëtarit:

"Portale te nderuara dhe ju fansa! Ju kom premtu qe keni me mar vesh prej meje e skeni nevoj mu lodhë e me kliku ne qdo titull qe e bojn portalet..

Osht punë e tyne dhe mjeshtri e gazetarve qe din me nxer asi tituj..Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë..ë dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën..bonuni pozitiv e keshni sa ma shum edhe respektojeni edhe qato qe sju don te miren se sen sbohet ë permes kti postimit @noraistrefi e falenderoj shum qe ma ka pru ne jetê nje fëmi si Renee...edhe shum kujtime te bukra prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën ë I wish you all the best".

Kujtojmë se nga martesa disavjeçare, lindi vajza e tyre Rene.

Edhe pse rrugët i ndanë, ata do ti bashkojë gjithmonë vajza e tyre.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë shumë të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Image

Një tjetër ndarje që bëri bujë gjatë muajit Shtator ishte edhe ajo mes çiftit Loredana Zefi&Mozzik.

Në media u publikua lajmi se reperi Mozzik dhe këngëtarja Loredana janë ndarë, dyshimet u shtuan më shumë kur Mozzik nuk e uroi Loredanën për ditëlindje dhe as nuk ishte i pranishëm në festën e saj.

Sot dyshimet se çifti nuk janë më bashkë i ka shtuar një tjetër fakt, ata nuk e ndjekin më njëri – tjetrin në instagram, çka na bën të mendojmë se çifti janë ndarë përfundimisht.

Sidoqoftë edhe çiftin në fjalë, sikurse atë paraprak i bashkon vajza e tyre.

Image

Reperi i njohur shqiptar Stresi i dha fund martesës me Kejsin gjatë Verës.

Kujtojmë se rreth 8 muaj reperi qëndroi në qeli, ndaj edhe bashkëshortja e tij vinte shumë shpesh ta takonte. Por duket se tashmë që edhe ajo ndarje përfundoi, mendohet se dyshja janë ndarë, këtë herë jo vetëm në distancë.

Keisi i ka fshirë të gjitha fotot me Stresin nga Instagrami dhe madje ka hequr mbiemrin Lushaj që e kishte në profilin e saj.

Për ta përmbyllur me një thënie nga Kejsi, pas momentit të ndarjes, që thotë:

“Jepi dhuratën e mungesës atyre që nuk vlerësojnë prezencën tënde”.

(Kosova Sot Online)