Butrint Imeri zbulon emrin e vajzës që ishte në lidhje, është aktorja e famshme turke?

  • 02 January 2020 - 13:50
Butrint Imeri zbulon emrin e vajzës që ishte në lidhje, është aktorja e famshme turke?

Butrint Imeri ishte i ftuar këtë 1 Janar në “Shiko Kush LUAN” me Luana Vjollcën. Shpesh herë është përfolur për lidhje me vajzat VIP shqiptare, por që ka qenë në lidhje me një vajzë nga Turqia nuk na kishte shkuar në mendje! Madje i ka dedikuar dhe një këngë!

Këtë ai e pranoi ekskluzivisht në “Shiko Kush LUAN” teksa u vu para dënimit se duhet të lyente buzët nëse nuk e tregonte. Ai refuzoi dënimin dhe u përgjigj!

Emri i saj është Demet. Nëse bëjmë një kërkim për këtë emër shfaqet aktorja e famshme e telenovelave turke, Demet Özdemir!

Të ketë pasur vërtet diçka mes tyre, apo Demeti që njohim ne, nuk është Demeti që ka qenë në zemrën e Butrintit? Epo këtë e di vetëm këngëtari!

Në këtë sfidë ai nuk ishte vetëm, por përkrah Yll Limanit, i cili gjithashtu zgjodhi të përgjigjej. Ai tregoi se “Nuk po kalojka” është kënga e tij që dedikim, por nuk e zbuloi se kujt i dedikohej. Kështu bëri gjysmë dënimi ku leu buzën e sipërme me buzëkuq.

(Kosova Sot Online)