Gjatë pushimeve në Dubai, Marina ‘nevrikoset’ me kunatin e saj

  • 03 January 2020 - 12:16
Gjatë pushimeve në Dubai, Marina ‘nevrikoset’ me kunatin e saj

Marina dhe Luana Vjollca kanë vendosur t’i kalojnë ditët e para të 2019 në Dubai, duke ju larguar klimës së ftohtë dhe lodhjes nga angazhimet e përditshme. Dy moderatoret e njohura shoqërohen nga dy partnerët e tyre, Getoari dhe Krenari. Së fundmi Marina ka publikuar një foto në jaht, por ajo çka ka tërhequr vëmendjen është komenti i Krenarit.

“Për pak me thy qafën”, i shkruan ai. “Mos ma qaj hallin”, i përgjigjet Marina dhe e shoqëron fjalinë e saj me një ‘emoji’ me nerva. Sigurisht çdo gjë është me shaka, që vërteton se ajo dhe Krenari kanë një raport mjaft të mirë, ashtu siç ndodh edhe me Luanën e Getoarin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nje dolli per juë

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) on

(Kosova Sot Online)