Xhemi Shehu si rrallëherë prezanton të ëmën , duken si binjake

  • 03 January 2020 - 14:55
Xhemi Shehu si rrallëherë prezanton të ëmën , duken si binjake

Moderatorja e njohur e ekranit, Xhemi Shehu, është tepër aktive në rrjete sociale, mirëpo është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e saj private.

Numërohen me gishtat e njërës dorë rastet kur ajo ka vendosur të ndajë në Instagram poza me familjarët e saj dhe këtu futet edhe poza e saj e fundit në InstaStory.

Për herë të parë, Xhemi ka vendosur të na prezantojë me të ëmën dhe fotoja na bëri paksa konfuzë!

Moderatorja dhe mamaja e saj kanë aq shumë ngjashmëri, saqë duken si binjake.

Xhemi ka shkrepur një selfie teksa të dyja mbajnë syze, ndërsa tiparet e fytyrës së tyre janë thuajse me identike me njëra-tjetrën.

(Kosova Sot Online)