Pushimet luksoze të Luana Vjollcës, moderatorja bukuroshe vjen seksi nga Dubai

  • 03 January 2020 - 17:10
Pushimet luksoze të Luana Vjollcës, moderatorja bukuroshe vjen seksi nga Dubai

Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca, ka zgjedhur Dubain për të nisur vitin e ri. Ajo ndodhet me pushime së bashku me motrën e saj, Marinën dhe kunatin, Getoar Selimi.

Luana e cila është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, nuk ka nguruar që të postojë disa foto e video nga pushimet luksoze.

Moderatorja bukuroshe ka rrëmbyer vëmendjen me dy fotografi atraktive të publikuar në “Instagram”, ku numëron mbi 1 milion ndjekës. Ajo shfaqet e veshur me një fustan të kuq shumë të shkurtër, që i ekspozon këmbët e gjata.

(Kosova Sot Online)

E si çdo postim tjetër, edhe këto dy poza janë pëlqyer me mijëra herë nga fansat e saj, të cilët edhe kësaj radhe nuk ia kanë kursyer komplimentet.