Pa censurë/ Modelja e njohur poston foton pa rroba veshur dhe e gjithë vëmendja është te…

  • 03 January 2020 - 18:11
Pa censurë/ Modelja e njohur poston foton pa rroba veshur dhe e gjithë vëmendja është te…

Ashley Graham është modelja e njohur, e cila nuk e ka aspak problem që në rrjetet sociale të ekspozojë format e saj të kolme.

Madje as tani që është në pritje të ëmbël për herë të parë, 32-vjeçarja nuk nguron që me ndjekësit e saj të shumtë të ndajë imazhe të ëmbla. Graham nuk di të ndalet me postimet seksi.

Një ditë më parë ajo ka publikuar një foto pa censurë. Në imazhin në fjalë, ajo shfaqet e ulur në një karrige dhe është pa asnjë rrobë veshur, e sigurisht që e gjithë vëmendja është te barku i saj i rrumbullakosur.

Krahas kësaj fotografie, Ashley ka shkruar se si ka ndryshuar jeta që nga viti 2010, viti kur u martua me dashurinë e jetës së saj. Ajo shton se gjatë kësaj periudhe ka shumë gjëra për të cilat duhet që të jetë falenderuese.

(Kosova Sot Online)