Gjyshja seksi shqiptare nuk di të ndalet, “djeg” rrjetin me foto në bikini

  • 03 January 2020 - 18:29
Gjyshja seksi shqiptare nuk di të ndalet, “djeg” rrjetin me foto në bikini

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj, është një nga “gjyshet më sexy”  dhe këtë kujdeset ta tregojë herë pas herë në pastimet që bën në profilet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka zbuluar për ndjekësit e saj të shumtë se është duke shijuar disa ditë pushime në Meksikë, aty ku ka pritur edhe vitin 2020.

Në “Instagram”-in e saj, Albërije ka postuar disa foto e video ku tregon se po i shijon në maksimum ditët me diell. Së fundi, këngëtarja postoi një video në “Instastory”, në të cilën u shfaq e veshur me bikini dhe një kapele të madhe në kokë.

E duhet thënë se Hadërgjonaj dukej në super formë dhe mjaft elegante. Madje ajo tregoi se vitet për të janë vetëm numra dhe vazhdon të kujdeset në maksimum për format trupore.

(Kosova Sot Online)