E akuzojnë për operacione plastike, Lori Hoxha ka një përgjigje epike për të gjithë kritikët

  • 04 January 2020 - 10:55
E akuzojnë për operacione plastike, Lori Hoxha ka një përgjigje epike për të gjithë kritikët

Çdo VIP, me dëshirë apo jo, bëhet pjesë e thashethemeve, sidomos mbi operacionet plastike dhe as Lori Hoxha nuk i ka shpëtuar kësaj pjese.

Fashion blogger-ja shpeshherë është akuzuar se ka bërë operacione plastike megjithatë ajo deri më sot i ka lënë njerëzit të flasin ç'të duan pa konfirmuar dhe as mohuar nëse ka apo jo operacione.

Por siç duket nuk mban më ujë pilafi dhe Lori Hoxha ka një pergjigje për të gjithë kritikët e saj dhe ja sesi.

Fotot që publikoi Lori Hoxha në natën e ndërrimit të viteve ngjallën si gjithmonë shumë komente tek ndjekësit e saj.

Ata  u shprehen sërish të pa kënaqur me pamjen e saj, pasi u dukej sikur ajo kishte bërë ndërhyrje në buzë.

‘Sa gjynah si qenka katandis kjo nga ndërhyrjet plastike. Kjo gjë kështu është sëmundje mendore kur s’të pëlqen vetja dhe bën ndërhyrje’ – shkruan një ndjekës.

Koment të cilin Lori  Hoxha nuk mund ta linte më pa përgjigje dhe nëpërmjet një postimi në Instagram u ka mbyllur gojën të gjithëve.

“Virtualisht duke shmangur këdo që jep mendime të pakërkuara në vitin 2020. Qëndroni në jashtëqitjen tuaj”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

virtually side eyeing everyone giving unsolicited opinions in 2020. Stay on ur own shitë

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

(Kosova Sot Online)