Të gjithë qeshnin kur Butrint Imeri tregonte një rast të tentim-dhunimit në Shëngjin

  • 04 January 2020 - 16:17
Të gjithë qeshnin kur Butrint Imeri tregonte një rast të tentim-dhunimit në Shëngjin

Këngëtari Butrint Imeri ka treguar se si një shok i tij kishte tentuar ta dhunonte një vajzë pas një organizimi në Shëngjin.

Në një emision për Vitin e Ri, Imeri ka treguar se vajza s’kishte pranuar të kishte raporte me shokun e tij tek kur e kishte vërejtur se djali që ishte në dhomë më te s’ishte këngëtari 23 vjeçar.

“Kur shkova në kuzhinë dëgjova një piskamë të madhe. Aaaaaa, thash çka ka more? E çela derën dhe e pashë shokun tim t’u ikë dhe ajo pas tij”, ka treguar Imeri.

Këngëtari i hitit “Bella” ka vazhduar rrëfimin duke përshkruar skenat e asaj nate.

“E ka hetu që s’je ti kur ma ka prek zingjirin e vërejti se s’je ti…”, ka rrëfyer ai teksa kanë shpërthyer të qeshurat e të pranishmëve në emision.

Pas këtij rrëfimi ka reaguar moderatorja duke thënë se dostat në krah tanin bëjnë veprime të tilla.

Meqë vepra është kryer në territorin e Shqipërisë, Kodi Penal i këtij vendi sanksionon me burg një vepër të tillë.

Në nenin 108/a shkruan se “kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e një personi, me çdo mjet ose formë, duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”.

Pra, personi që ka tentuar të dhunojë vajzën në Shëngjin, nëse denoncohet dhe provohet një vepër e tillë, mund të dënohet prej një deri në pesë vjet burgim.

Veprat që lidhen me ngacmime e dhunë seksuale shpesh riaktualizohen edhe kur heshtën për një kohë.

Image

(Kosova Sot Online)