Provokuese nga shtrati, Fjolla Morinës për pak nuk i ‘shpërtheu’ fustani nga...

  • 05 January 2020 - 09:38
Provokuese nga shtrati, Fjolla Morinës për pak nuk i ‘shpërtheu’ fustani nga...

Përveçse njihet për këngët që bën, Fjolla Morina gjithashtu tërheq herë pas here vëmendjen e të gjithëve edhe me postimet provokuese që bën në rrjetet sociale.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me 426 mijë ndjekësit në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet mjaft provokuese nga shtrati.

Fjolla shfaqet e veshur me një fustan të gjatë lëkure, të zi, i cili duket se nga momenti në moment do të ‘shpërthejë’ nga format e saj bombastike.

Në fotot në fjalë gjithashtu bie në sy edhe look-u i Morinës, ku kësaj radhe ka flokë të shkurtër dhe bionde.

Ndërkohë fotot e saj kanë marrë me mijëra pëlqime dhe fansat nuk i kanë kursyer komentet për të.

(Kosova Sot Online)