Loredana harron Mozzik-un, përfundon në krahët e gjermanit. Fotot flasin vetë

  • 05 January 2020 - 10:14
Loredana harron Mozzik-un, përfundon në krahët e gjermanit. Fotot flasin vetë

Disa muaj pas ndarjes nga Mozzik-u, Loredana duket se ka gjetur sërish dashurinë. Prej kohësh, mediat gjermane, zvicerane dhe ato shqiptare kanë shkruar se reperja është në një lidhje me reperin gjerman Bonez MC.

Dy të rinjtë madje janë parë shpeshherë bashkë edhe në koncerte. Duket se Loredana dhe Bonez, këtë fillimvit e kanë çuar në një hap tjetër lidhjen e tyre. Të paktën kështu duket nga postimet e fundit të këngëtares.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku Loredana tregon unazën që ka vendosur në gisht dhe përballë saj është Bonez. Ndërkohë që pak orë më parë, reperja ka postuar edhe një video në Instastory, ku duket se po paralajmëronte diçka duke treguar dorën dhe një unazë emoji.

Nuk dihet nëse reperja po vë në lojë miqtë e saj të rrjeteve soaciale, megjithatë duket se kjo lidhje e re qenka serioze.

(Kosova Sot Online)