Intervistë me këngëtaren Selvete Tërstena: Kënga e bukur shqipe flenë në shpirtin tim, pa të cilën për 20 vite isha gjysëm e vdekur

  • 05 January 2020 - 15:31
Intervistë me këngëtaren Selvete Tërstena: Kënga e bukur shqipe flenë në shpirtin tim, pa të cilën për 20 vite isha gjysëm e vdekur

Selvete Tërstena ka lindur për të qenë artiste. Shkëlqimin si këngëtare e arriti gjatë fund viteve të 70-ta e tutje, kur ishte tejet aktive me muzikë live në mbrëmjet muzikore që organizoheshin atbotë.Pa harruar dhe festivalet, ku në vitin 1979, në Festivalin "Akordet e Kosovës" - Selvete Tërstena ishte shpërblyer me vendin e parë me këngën "K'ndona o bylbyl i ngratë".

Image

Pavarësisht sfidave të cilat i dolën rrugës, ajo në vitin 2000, pasi publikoj albumin "Lotët", këngët e të cilit u pëlqyen e u mirëpriten nga publiku shqiptar, këngëtarja u tërheq nga skena për t'u rikthyer sërish pas njëzet viteve, kur askush se priste.

Në vitin 2019, këngëtarja mori vendimin e denjë për t'u rikthyer në skenë me këngën "Me jetu pa ty", që u pëlqye shumë.

Për herë të parë në një intervistë ekskluzive për gazetën "Kosova Sot", këngëtarja e njohur Selvete Tërstena, rrëfehet për sfidat me të cilat u përballë gjatë karrierës, vendimin për t'u rikthyer, dhe pasionin e saj për muzikën që nuk e la të venitet.

Image

“Kosova Sot Online”: Kënga e fundit që keni publikuar, titullohet “Me jetu pa ty”, kush janë autorët dhe sa jeni ndarë i kënaqur me këtë projekt?

Selvete Tërstena: Vitin 2000 u largova nga skena, 2019-ta ishte vendimi im i prerë për tu rikthyer në skenë, bashkë me këngën e fundit "Me jetu pa ty" me Tex & Muz. Arsim Bunjaku, Ork. Miti Geci, Sponzor : Moda City.

Bashkëpunimi me Arsim Bunjakun dhe Miti Gecin ishte shumë korrekt, e kanë bë më të bukurën, tjetër është se mua më duhet t'ua mësojë adhuruesëve të mi, se më duhet të ofroj edhe këngë të komponuara enkas për mua , pa i lënë anash edhe këngën më të cilën qëndruam besnikrisht të pa lëkundura, këngën e bukur nga të gjitha trevat shqiptare.

Image

“Kosova Sot Online ”: Gjatë viteve 80/90 ishit tejet aktive në skenë, sot gjërat kanë ndryshuar, edhe në estardë, nga pikpamja e juaj kishte më shumë miqësi me kolegë atherë, apo sot po e tregojnë fytyrën e vërtetë se kush janë?

Selvete Tërstena: Saktë, 80/90 -at, ishin në favorin tim, edhe se në ato vite filluan veç po lëkundeshin themelet e komunizmit me që isha në zenitin e karrierës sime, nga e cila po vjelja rezultatet e punës për të cilën u angazhova pa u ndalur, ishte dashuria e madhe që mbjellja për këngën, ishte diçka e jashtëzakonshme, dashuri e cila po më rrëmbente gjithë herë e më shumë, po vazhdoja me të njejtin avaz, krahas vështërsive me trazirat, unë me këngën iu bashkova tani atij vrulli moskënaqësie bashkë me të gjithë në demostrata, mbrëmjeve po ndizja zjarret gjithëandej nga po këndoja, ishin këngët të cilat vinin nga shteti ynë amë të përcjellura nga të shumtit këngëtarë të clët ishin më afër kufirit e që kishin qasje në valët e radiove shqiptare.

Bashkë me to, unë po gërshetoja programin tim edhe me këngët të cilat po japnin porosi të mëdha, në vitin 1981 në Hotel ish Bozhur, prej ditës që fillova të përformojë për çdo mbrëmje përveq ditës së mërkurë, ku me programin tim artistik me këngë të të gjitha trevave shqiptare, struktura e mysafirëve ndrrojë për të marurr kahje koncerti festiv, bashkë më studentët të cilët po këndonin këngët me të cilat po forcohej vendimi për shkëputjën e Kosovës nga ish Jugosllavia ...

Image

E them të vërtetën, në raport me mua vazhdon i njejti avaz për mos me thënë se të gjithë, secila kohë i ka ata të cilët me injorimin dhe egon e kanë mjet për ti hapur rrugët vetës në karrierë, me të cilën kanë arritur synimet e veta duke etiketuar kolegë-e, si psh: mua si këngëtare të kafeneve, gjë që mu ndërprenë gati , për mos të thënë të gjitha rrugët nëpër emisione të ndryshme si psh. emisione festive të Vitit të Ri, emisione 30 minutëshe për të shumtit këngëtar, poashtu edhe ato 15 min, për turnetë as që është diskutuar ndojherë. Turnetë i kam të numruara , me përjashtim më Ansamblin Shota ku edhe kam qenë e punësuar, saqë as në koncerte humanitare nuk më ipej rasti, kështu që deshta apo nuk deshta mbeta këngëtare e kafeneve, e cila për asnjë çmim nuk ju nënshtrova fortunave nëpër të cilat po silleshin mes ish vipave të vetëquajtur, të cilët po kalonin krah meje duke më injoruar, unë vazhdoja të qëndroja në të vetmet forca të mia duke mbajtë qëndrim skenik, të cilin e formova me dekada bashkë me këngët e bukura të shpirtit këngë shqiptare. Tani vazhdojnë po të njejtit , bashkë me vajza, djemë, nuse, nipa e mbesa, qe besa edhe fejesat, martesat e fëmijeve po i shëndrrojnë në biznes, nënat gjithashtu i kanë shëndrruar në rolet kyqe të bizneseve, shtëpitë, vilat nga të cilat përcjellin mesazhe për biznesin të cilin mbas lufte e filluan për tu matur se kush është më patrioti, që nuk lanë gur pa rotullua për të gjetë këngë deshmori, apo edhe të ndonjë ofensive lufte me tema nga më të dhimbshmet, ku tretën ato me të cilat fituan çmime, epitete të rreme, të gjitha i tejkalova, por atë se si guxuan, si nuk u friguan nga gjaku i të rënëve, ku të njejtit morrën para të majme nga familjarë të dëshmorve, për t’ju kushtua këngë për dëshmorët, e bënë namin duke mos u lënë hapsirë të tjerëve, duke i pagua pjesmarrjet nëpër xhirimet e shumta prej para lufte e deri tek këto të fundit të cilat më së paku tingëllojnë shqip, dmth lëre se u zhveshën vetë nga gjithë ai patriotizëm, u pasuruan duke ua shpërlarë trurin të moshuarve e të rinjëve me tallavanë...

Kjo ishte përgjigja ime, e cila do vazhdonte edhe për një muaj rresht, e nuk do mundja ta përfundojë krejtë çka kam për të thënë, kjo është varfëri e skajshme në dëm të atdhedashurisë mjerisht.

Image

“Kosova Sot Online ”: Ndër vite, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Selvete Tërstena: Në këtë përgjigje do jem e shkurtër. Të gjitha ato këngë në shpirtin tim flejnë, dihet kënga shqipe, pa të cilën për 20 vite isha gjysëm e vdekur.

Image

“Kosova Sot Online ”:Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Selvete Tërstena: Ah sikur të kthehej ajo kohë, do ishim të gjithë këngtarë të përkryer.

Momentin kur u identifikova nga i madhi përgjegjës i përzgjedhjës së talentëve të rinjë kompozitori Lorenc Antoni, atë kohë as që kishim idenë se në sallë kishim të pa ftuar të cilët po zgjidhnin zërat ( talentë ) të lindur. Unë isha me fat që Zoti më zgjodhi mua për të qenë me këngën para publikut tim që nuk më harruan asnjëherë, unë përkulem çdo herë karshi duartrokitjeve tuaja.

Kjo pyetje më bën të qajë, kur më kujtohen kohët të cilat jo që do refuzoja, por as ti këndoja pasi që me to, edhe po ti këndonte zonja e madhe Nexhmije Pagarusha, nuk do të bëheshin këngë për të i përmbushur shpirtin publikut, vetëm një herë për vite të tëra më është ofruar këngë e bukur, edhe kjo isha pikërisht e përzgjedhur për ta kënduar këngën "K’ndona o bylbyl i ngratë" me kompozitorë Shaban Kelmendi, me të cilën këngë u shpërbleva me vendin e parë në "Akordet e Kosovës"mbajtur në Gjilan në vitin 1979.

Nuk i kam refuzuar, pasi që me çdo kusht kam dashtë të jem aty ku meriton talenti im, jo si Selvete Tërstena por asaj që natyra me zgjodhi mua!

Image

“Kosova Sot Online”: A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Selvete Tërstena: Tani do doja të jem vetëm si nji spektatore, është e vërtetë se duhet të ecë me kohën, por jo ti kalojmë të gjithë kufinjët e asaj njerëzores dhe skenikes, fundja bukuria dhe veshja janë pjesë e skenës!

Edhe para luftës, deri sa ishim nën okupimin sërb dhe ishim të përjashtuar nga gjithë institucionet e Kosovës, si psh RTP, shtypi dhe gjitha instancat jetësore, radio Selavi kumonte nga programi me këngë të kënduara nga të shumtit këngtar-e të Kosovës, të cilët një herë të vetme nuk gjetën mundësi për tu distancua publikisht nga ajo radio që po i lëshonte këngët e po të njejtëve këngtarë, derisa këngët e mia kurrë nuk mi kanë lëshua! Pse nuk u kam ofrua kurrë, kam vazhduar t'i këndojë në ‘’kafenet‘’ e mia, të cilat në shumtën e rasteve frekuentoheshin edhe nga policia serbe, posa të përfundonin kontrollimet, kënga ime vazhdonte, ende pa u largua policia nga dyert e lokalit ku po këndoja, kuptohet edhe se ishin kafene të vogla, mysafirët i kisha aq afër sa që mua më mbetej hapsirë të qëndroja në një sipërfaqe vetëm sa rindërroja dy tre hapa për mos mbetur gaditur, e që mua po më mjaftonte për të përeformuar në mënyrë solide me qëndrim prej një artisteje.

Më e bukura ka qenë se unë nuk kam pas nevojë për truprojë në skenë.

Image

“Kosova Sot Online”: Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtar/e të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtar/e, i/e pëlqyer sot pa provokime?

Selvete Tërstena: U bënë 26 vite në mërgim, jetojë në Heidelberg të Gjermanisë. Në vitet e para të mia kam kënduar gjithëandej nëpër Europë dhe në vendlindje, pa e lënë anash dhe Maqedoninë pjesën shqiptare, në kohën kur jam tërhequr nga skena, disa vite kam punuar vullnetarisht në Shoqatën Shqiptaro - Gjermane "Ilirija", aty kam formuar grupin e vallëtarëve dhe këngëtarëve të tri grup moshave, kam punuar me shumë përkushtim dhe dashuri për të rinjët dhe fëmijët, kam bërë disa koreografi të cilat i kam vallëzuar dhe vetë gjatë kohës time deri sa punoja në Ansamblin "Shota".

Pas një kohe, mora iniciativën edhe për hapjen e degës së gruas në kuadër të po të njejtës shoqatë, edhe aty ndihmova me gjithë qënjen time si femër e artit, për tu hapur rrugët shumë nënave të cilat përveç punës në shtëpi, mirëmbajtjen e shtëpisë dhe rritjën e fëmijëve, gjithashtu edhe punës në orë të shumta për t'ju bërë krah edhe bashkëshortit, nuk kishin ndonjë aktivitet për vetën e vetë, edhe kjo u realizua jashtëzakonisht mirë dhe pati suksese të mëdha, mirëpo unë pësova një krizë shëndetësore dhe u tërhoqa edhe nga aty, pastaj mbeta me vuajtjen e asaj sëmundjeje që po vdisja çdo ditë nga pakë.

Image

“Kosova Sot Online ”: A e ka trashëguar ndonjëri nga fëmijët apo nipërit/mbesat talentin tuaj për muzikë?

Selvete Tërstena: Po.Të tre fëmijët e mi kan talent për muzikë, vajza ime e madhe, në një rast kur unë po organizoja dy koncerte humanitare në Ulqin, për puntorët e minjerës Trepça të cilët u përjashtuan nga data e grevës gjithë popullore që u mbajtë në Kosovë. Ishte viti i parë që pas shumë kohësh ne kosovarët po i riktheheshim pushimeve tona në Ulqinin tonë të dashur, kishte shumë pushues, mes tyre kishte edhe shumë këngtar-e , unë isha me familje për pushime, me ndihmën e mikut tim Skender Selmani si dhe mbështetjes së mikës time Buljana Rexhiq, gjithësesi dhe drejtorit për kulturë tani nuk më kujtohet cili ishte atë kohë, janë shumë vite prapa, orgnaizuam sigurimin e biletave për dy koncerte, pa i lënë anash as këngtar-e , orkestrin, poetët, si dhe moderatoren të cilët pa hezituar ju përgjegjën ftesës sime, aty për herë të parë këndojë edhe vajza ime Saranda, në duet me Sinan Vllasaliun këngën ‘’Babi pse brengosesh‘’, e cila ngriti gjithë publikun në këmbë . Gjitha mjetet i dërguam në sindikatën e punëtorve të minjerës Trepça të Mitrovicës.

Por asnjëherë nuk ua imponova, që dmth. unë nuk do i pengoja kurrë, mirëpo unë i kam lënë të zgjedhin vetë profesionin, kanë talent edhe disa nga nipa e mbesa, nëse e duan vërtetë këngën i kanë dyert e hapura.

Image

“Kosova Sot Online”: U bënë disa vite që jeton në kurbet, sa janë të oragnizuar bashkatdhetarët tanë dhe si është një ditë e rëndomtë e juaja ?

Selvete Tërstena: U bënë 26 vite në mërgim, jetojë në Heidelberg të Gjermanisë. Në vitet e para të mia kam kënduar gjithëandej nëpër Europë dhe në vendlindje, pa e lënë anash dhe Maqedoninë pjesën shqiptare, në kohën kur jam tërhequr nga skena, disa vite kam punuar vullnetarisht në Shoqatën Shqiptaro - Gjermane "Ilirija", aty kam formuar grupin e vallëtarëve dhe këngëtarëve të tri grup moshave, kam punuar me shumë përkushtim dhe dashuri për të rinjët dhe fëmijët, kam bërë disa koreografi të cilat i kam vallëzuar dhe vetë gjatë kohës time deri sa punoja në Ansamblin "Shota".

Pas një kohe, mora iniciativën edhe për hapjen e degës së gruas në kuadër të po të njejtës shoqatë, edhe aty ndihmova me gjithë qënjen time si femër e artit, për tu hapur rrugët shumë nënave të cilat përveç punës në shtëpi, mirëmbajtjen e shtëpisë dhe rritjën e fëmijëve, gjithashtu edhe punës në orë të shumta për t'ju bërë krah edhe bashkëshortit, nuk kishin ndonjë aktivitet për vetën e vetë, edhe kjo u realizua jashtëzakonisht mirë dhe pati suksese të mëdha, mirëpo unë pësova një krizë shëndetësore dhe u tërhoqa edhe nga aty, pastaj mbeta me vuajtjen e asaj sëmundjeje që po vdisja çdo ditë nga pakë.

 

“Kosova Sot Online”: Me cilin këngëtarë do të preferoje ta realizoje një bashkëpunim?

Selvete Tërstena: Tani për tani kjo nuk varet prej meje, unë kam qenë, jam dhe do të jem e gatshme për bashkëpunime, kuptohet kënga duhet të jetë e kapshme edhe për mua, asesi këngë dasmash, ato nuk janë duete, janë këngë biznesi.

“Kosova Sot Online”: Sipas jush, ku është muzika popullore sot, a jeni e kënaqur me standartin aktual, apo duhet ndryshime urgjente?

Selvete Tërstena: Hmmm, është temë e cila po e mundon një pjesë të madhe të këngtarëve në gjithë botën shqiptare, ku edhe unë bëjë në pjesën e viktimës, mjerisht por m’duhet të themë, urgjent duhet të ndikojmë kundër shpërlarjës së trurit të shtresës më të ndjshme rinisë. A nuk është kjo fatkeqësi e jona. Nuk kemi turne koncetesh të mbajtura si dikur, tani koncertet tona janë: diskoteka, dasmat, koncertet nëpër pishinat verore, festat shtetërore shqiptare, 8 marsi, Viti i Ri gjithandej nëpër botën shqiptare tallava e që popullore po u thonë, pa dashtë të fyejë ose të nënvlersojë këngën e asnjë kombi, muzika të rrëmben ajo është ushqim i shpirtit, unë dëgjojë muzikë të bukur të secilit komb dhe gjuhë, kuptohet jashtë temave armiqësie, muzika nuk njehë politikë ajo të rrëmben, por më shumë e dua ate të popullit tim atë shqiptare.

Image

“Kosova Sot Online ”: A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album gjatë 2020?

Selvete Tërstena: Pas këngës së parë me të cilën u riktheva, për mos me u ndalur asnjëherë, për aq kohë sa të kem shëndetin dhe zërin. Unë i kam punuar dhe disa këngë të cilat janë të gatshme, dy nga të cilat veç janë gjiruar për programin e festës së Vitit të Ri 2020 në tv - ARI Zvicër.

Edhe albumi do të bëhet gati, besojë nga mesi i vitit 2020, pasi që jam larg vendlindjës, jam dhe në mardhënje pune, të cilën në këtë moshë nuk lejojë ta humbi, s'ka mbetur dhe pakë të pensionohem, kjo është arsyeja pse do eci më ngadalë koha për ta përfunduar komplet programin për një CD, të cilën e fillova në fillim të vitit të kaluar, në qytetin e Prizrenit, nuk më eci puna mbarë, shkaku ishte se unë përzgjodha Prizrenin qytetin ku u dashurova, u martova, u bëra nënë, u bëra dhe gjyshe për herë të tetë më radhë, aty deshta edhe ta përmbyllë dëshirën time të madhe me kurorëzimin e një programi për CD me 14 këngë të përzgjedhura nga më të bukurat për shpirtin tim dhe të publikut. Andaj doja të organizoja një festë për 60 vjetorin e lindjes, pra do ishte jubilare, ku edhe po e festoja rikthimin tim dhe promovoja të 14-të këngët.

Fundi i gjithë kësaj, ishte më tragjik, pasi që unë përzgjodha orkestrin Bylbylat e Prizrenit nën udhëheqjën e mjeshtrit të madh, klarinetistit dhe këngtarit të këngës se bukur shqipe Zeqir Kryeziu. Fatkeqësia më e madhe ishte se kur unë u riktheva në pranverë, për ti inçizuar këngët të cilat veç i kishim caktuar ti realizojmë qysh në Janar, violinisti dhe orkestruesi i këngëve ishte diagnostifikuar me kancer, fatkeqësisht ai iku shumë shpejt në amshim, e rrëmbeu sëmundja shumë shpejt, dritë shpirti i pastë mjeshtrit të madh në violinë Eroll Dogani.

Unë vazhdimisht jam duke punuar, por me një intensitet më të ngadalshëm, do të ketë këngë shpirti për të gjithë adhuruesit e mi kudo që janë, nga të cilët marrë letra nga më të bukurat që i shprehin për kohën sa dëgjuan këngën time, të cilët edhe i falenderojë përzemërsisht, më mbajtën të gjallë shpresën për tu rikthyer, falë këngës dhe juve unë po vazhdojë një jetë gati të re me këngën e vjetër tuajën dhe timën.

Image

“Kosova Sot Online ”: Cila është motoja që Selvetja përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Selvete Tërstena: Mesazhi im është: Dashuria për më të bukurën, vetëm kështu do ketë paqe dhe jetë në tokë.

Bota është vetë ZOTI.

intervistoi: Armend Preteni

(Kosova Sot Online)