Këngëtarja e vitit 2019 me plotë meritë: Tuna Sejdi

  • 05 January 2020 - 23:19
Këngëtarja e vitit 2019 me plotë meritë: Tuna Sejdi

Kur të gjithë kolegët e saj preferojnë publikimin e një, dy apo tri këngëve gjatë vitit, ndryshe mendoj këngëtarja e njohur Altuna Sejdi - Tuna, e cila pikërisht me datën 8 mars të vitit që e lamë pas, ka publikuar albumin e saj i cili u dëgjua tej mase nga publiku, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Siç e ka thënë edhe vetë "Shumë gjatë e kam ëndërru një album si ky", "Fortuna" e Tunës përbehet prej shtatë këngëve të punuara në mënyrë profesionale nga Aida dhe Armendi, gjersa interpretuar shkëlqyer nga magjia e pakopromis e Tunës.

Image

Duke marrë për bazë albumin, që është pasaportë për një artist, aq më tepër që rezultoj i sukseshëm, këtë e treguan edhe mbrëmjet e shumëta muzikore që Tuana pati në agjendë gjatë vitit 2019, shto këtu edhe tri këngët e tjera që i lansoj.

Me plotë meritë, titulin "Këngëtarja e vitit 2019" e fiton Tuna Sejdi.

Image

(Kosova Sot Online)