Të gjithë sytë te fustani i Bebe Rexhës, shqiptarja shfaqet e mrekullueshme në “Golden Globes”

  • 06 January 2020 - 12:48
Të gjithë sytë te fustani i Bebe Rexhës, shqiptarja shfaqet e mrekullueshme në “Golden Globes”

Mbrëmjen e së dielës u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Globes 2020”. Filmi më i mirë u shpall “Once Upon a Time in Hollywood”, së bashku me “Succession”, “Chernobyl” dhe “Fleabag” si serialet më të mirë.

Aktori më i mirë u shpall Joaquin Phoenix (Joker) si dhe pati shumë çmime të tjera. Por përveç këtyre, vëmendjen e morën edhe veshjet e yjeve në tapetin e kuq dhe after-party.

E vetmja shqiptare që mori pjesë në after-partyn e “Golden Globes” ishte këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Ajo u shfaq e veshur me një fustan shumë seksi, të zi velvet, të shkurtër dhe me dekolte. Ndërkohë revista “Life and Style” e ka cilësuar Beben të mrekullueshme me këtë pamje.

(Kosova Sot Online)