Shkëlzen Berisha pozon me dy fëmijët e tij dhe janë rritur kaq shumë

  • 08 January 2020 - 09:43
Shkëlzen Berisha pozon me dy fëmijët e tij dhe janë rritur kaq shumë

Shkëlzen Berisha rrallë poston foto personale, por sot pas shumë kohësh ka postuar një foto të veçantë. Themi të veçantë pasi Shkëlzeni shfaqet me dy fëmijët e tij, Medina dhe Lajdoni. 

Dy fëmijët e Shkëlzenit janë rritur shumë që nga hera e fundit kur i kemi parë. Medina duket si një zonjushë e vërtetë shumë elegante ndërsa Lajdoni me kostum një kopje e të atit.

Shkëlzeni me dy fëmijët kanë marrë komplimenta të shumta dhe urime nga ndjekësit. Kujtojmë që Medina dhe Lajdoni jetojnë në Suedi.

(Kosova Sot Online)