Pas zhurmës mediatike, Meghan Markle largohet nga Anglia

  • 10 January 2020 - 15:23
Pas zhurmës mediatike, Meghan Markle largohet nga Anglia

Vendimi i Meghan Markle dhe Princ Harry-t për t’u larguar nga detyrat e familjes mbretërore ka shkaktuar shumë zhurmë. Në mesin e kësaj rrëmuje, Meghan ka vendosur të largohet nga Anglia duke e lënë Harry-n të përballet i vetëm me pasojat e vendimit të tyre.

Meghan është nisur drejt Amerikës së Veriut, aty ku ndodhet djali i tyre Archie me dadon. Kujtojmë se janë përfolur shumë arsye që janë bërë shkak për këtë vendim të dyshes, megjithatë vetë Meghan dhe Harry janë shprehur se duan të krijojnë një jetë të pavarur financiarisht, të qetë dhe larg problemeve.

(Kosova Sot Online)