Luana Vjollca merr dhuratën madhështore në Dubai

  • 10 January 2020 - 15:54
Luana Vjollca merr dhuratën madhështore në Dubai

Moderatorja bukuroshe Luana Vjollca ndodhet me pushime në Dubai. Pas rekordeve të njëpasnjëshme të emisionit “Shiko Kush Luan”, sigurisht që Luana i meriton disa ditë të mira pushimi.

Duket se Luana po i shijon shumë ato dhe hoteli ku po qëndron e ka surprizuar. Asaj i është servirur në tavolinë një ëmbëlsirë e personalizuar me fotot e saj dhe emrin e programit që drejton ‘Shiko Kush Luan’.

Ylli ka publikuar një foto të ëmbëlsirës në ‘Instastory’ dhe shkruan: “Një super dhuratë nga hoteli ku po qëndroj në Dubai, faleminderit”.

(Kosova Sot Online)