Zbulohet lidhja e Agnesa Vuthajt me biznesmenin 57 vjeçar nga India

  • 13 janar 2020 - 16:52
Zbulohet lidhja e Agnesa Vuthajt me biznesmenin 57 vjeçar nga India

Është zbuluar lidhja e fshehtë e Agnesa Vuthaj me biznesmenin indian, Chetaan Sandesara, i cili kërkohet nga policia për mashtrim. Ndonëse ish-missi deklaroi në emisionin “Shiko kush Luan” se është single dhe se i dashuri i saj do jetë shqiptar, duket se kjo nuk është e vërtetë.


Media online raporton se zemrën e Agnesës e ka rrëmbyer biznesmeni Sandesara, i cili është 23 vite më i madh se ajo. Lidhja e saj me Sandesara dëshmohet edhe nga udhëtimi i saj me aeroplanin privat të 57-vjeçarit, në një video publikuar nga media online, ku Agnesa e xhiron dhe duke i thënë “Thuaj diçka” në gjuhën angleze. Gjithashtu media shton se ishte pikërisht ish-Missi që në fillim të vitit 2019 i mundësoi një takim biznesmenit indian në zyrën e kryeministrit kosovar në largim Ramush Haradinaj.

Image


(Kosova Sot Online)