“Sa rrini në Instagram, shkoni në studio”, me kë e ka Gjiko këtë thumbim?

  • 14 January 2020 - 13:52
“Sa rrini në Instagram, shkoni në studio”, me kë e ka Gjiko këtë thumbim?

Viti ka nisur në mënyrën më të mirë për reperin e njohur, Gjiko. Ai ka bashkëpunuar për herë të dytë me Nora Istrefin, në këngën me titull “Anna”. Ky projekt u prit mjaft mirë dhe u kthye menjëherë në hit. Por duket se Gjiko nuk do të ndalet me kaq.

Në një postim thumbues në ‘Instagram’, reperi ka zbuluar se këtë vit do të vijë më fuqishëm se kurrë. “Sa rrini në Instagram, shkoni në studio punoni se sivjet veq mu ka tek ehh me ja palu pilifuncat”, shkruan reperi. Nuk dihet nëse Gjiko e ka me dikë në veçanti, megjithatë ai ju ka premtuar fansave se ky vit do ketë prurje shumë të mira muzikore nga ai.

(Kosova Sot Online)