Fotot e fundit të Fatmës tregojnë se i paska rënë një super nur nga shtatzania!

  • 15 janar 2020 - 08:38
Fotot e fundit të Fatmës tregojnë se i paska rënë një super nur nga shtatzania!

Shtatzania po i shkon për bukuri Fatma Methasanit.

Në fakt, në fotot e saj me barkun e rrumbullakosur, Fatma na duket më e hijshme se kurrë!

Moderatorja do të behët për herë të parë nënë; djali i saj pritet të vijë në jetë së shpejti.

Dhe Fatma nuk e ka pasur problem të tregojë faza të ndryshme të pritjes së ëmbël përmes postimeve të vazhdueshme në rrjetet sociale.

Së fundi, ajo ka bërë dhe dicka mjaft të vecantë: ka mbledhur në një vend foto të ndryshme të shkrepura gjatë këtyre muajve, duke treguar ndryshimet që ka pësuar.

“9 muaj duke u përgatitur të bie në dashuri përjetësisht” ka shkruar ajo në krah të fotove të ëmbla që tregojnë rritjen e barkut me kalimin e kohës.

(Kosova Sot Online)