Duke i puthur dorën, Genta Ismajli zbulon ndjenjat për partnerin turk: E dua zemrën…

  • 15 January 2020 - 11:04
Duke i puthur dorën, Genta Ismajli zbulon ndjenjat për partnerin turk: E dua zemrën…

Duket se këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, është duke kaluar periudhën më të bukur në jetën e saj. Pasi bëri publike lidhjen me partnerin turk, Hysen Usta, ajo nuk e ka më problem që të postojë foto me të.

Madje Genta i tregon hapur ndjenjat që ka për të dashurin. Së fundmi ajo ka posutar një foto në “Instagram”, ku shfaqet shumë e lumtur në shoqërinë e të dashurit, ku i thotë edhe disa fjalë dashurie për të në anglisht.

“I dua sytë e mi kur ti i shkon. E dua emrin tim kur ti e thërret. E dua zemrën time kur ti e prek atë. E dua jetën time kur ti je në të”, ka shkruar Genta.

Ndërkohë kujtojmë se në dhjetor e vitit të kaluar, këngëtarja mori një super propozim për martesë në urën e Bosforit, nga biznesmeni turk. Ata shijuan së bashku spektaklin e fishekzjarrëve ndërsa pas super propozimit që bëri xhiron në rrjet, Genta e prezantoi partnerin me familjen e saj dhe me shoqërinë.

(Kosova Sot Online)