Këngëtarja shqiptare e ftuar në Sanremo

  • 15 January 2020 - 11:30
Këngëtarja shqiptare e ftuar në Sanremo

Dua Lipa do të jetë e ftuar në festivalin prestigjios italina Sanremo.

Mediat italiane shkruajnë se Dua Lipa do të përfitoj nga rasti për të promovuar turneun e saj të ardhshëm ‘Future Nostalgjia’ për të cilin do të udhëtojë sërish në Itali në fund të prillit.

Emri i turneut është marrë nga albumi i saj i dytë që do të dalë këtë pranverë i cili përmban hitin “Don’t start now'

 E ndërkohë që Dua nuk ka reaguar aspak për këtë lajm në Instagram, (përveç një fotoje me pica ku shkruan: E dua Italinë!”.

(Kosova Sot Online)