“Ka akoma librin e dytë në bark”, Xhemi sqaron me një foto të vetme shtimin në peshë të Arbanës

  • 15 January 2020 - 12:01
“Ka akoma librin e dytë në bark”, Xhemi sqaron me një foto të vetme shtimin në peshë të Arbanës

Një foto e moderatores së njohur Arbana Osmani pranë mikes më të ngushtë, Xhemi Shehu ku shfaqet me një bluzë të gjerë ka bërë që ndjekësit të lënë një sërë komentesh.

Pas këtij momenti ka qenë Xhemi ajo e cila i ka sqaruar të gjithë mbi shtimin në peshë të Osmanit.
“Ka akoma librin e dytë në bark, receta për 5 minuta”, ka shkruar Xhemi krah fotos ku ka bashkangjitur dhe një hamburger në barkun e Arbanës.
Kujtojmë se dy vajzat e ekranit gëzojnë miqësi prej shumë vitesh dhe shihen në shoqërinë e njëra-tjetrës gjatë gjithë kohës.

(Kosova Sot Online)