Vendosi të jetë beqare gjithë jetën: Këngëtarja e njohur birëson një fëmijë

  • 15 January 2020 - 12:25
Vendosi të jetë beqare gjithë jetën: Këngëtarja e njohur birëson një fëmijë

Këngëtarja e njohur për faktin që në performancat apo në daljet e saj publike e mbulon fytyrën me një paruke, Sia ka birësuar një fëmijë. Këngëtarja 44-vjeçare tregoi për revistën “GQ” se është bërë me djalë. Sia u shpreh se ka vendosur të qëndrojë beqare gjithë jetën sepse nuk ka kohë për lidhje, kështu që ajo i kishte kërkuar troç Diplos të shkonin bashkë në shtrat.

“Këtë vit i dërgova një mesazh dhe i thashë: Hej, shiko ti je një nga 5 personat që më tërheq seksualisht dhe tani që kam vendosur të jem beqare gjithë jetën dhe që birësova një djalë, nuk kam kohë për lidhje. Nëse je i interesuar ta bëjmë, më shkruaj”, ishte mesazhi që i çoi Sia Diplos.

(Kosova Sot Online)