Me një tatuazh të veçantë për të atin e ndjerë, Ronela na emocionoi të gjithëve

  • 16 January 2020 - 11:13
Me një tatuazh të veçantë për të atin e ndjerë, Ronela na emocionoi të gjithëve

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Ronela Hajati, humbi të atin në vitin 2013 dhe ajo shpesh i ka dedikuar fjalë nga më prekëset si në rrjete sociale ashtu dhe në intervista. Së fundmi, këngëtarja ka bërë një gjest tjetër për babain e ndjerë, me anë të të cilit do e mbajë pranë vetes gjithmonë.

Ronela ka bërë tatuazh në pjesën e krahut emrin e tij: “Marash” dhe ka publikuar në Instastory një foto nga proçesi i punës. Ky tatuazh simbolizon gjithë dashurinë dhe mallin që këngëtarja ndjen për të atin dhe tani I gjithë kujtimi i tij është i gdhendur në lëkurë!

(Kosova Sot Online)