Pas fotove romantike, plas “grushti” mes Genta Ismajlit dhe partnerit turk

  • 16 January 2020 - 11:27
Pas fotove romantike, plas “grushti” mes Genta Ismajlit dhe partnerit turk

Pasi vendosi që lidhjen e saj ta bënte publike, këngëtarja e njohur Genta Ismajli nuk nguron që në profilin e saj në “Instagram” të postojë momente me partnerin turk.

Pas fotografive dhe dedikimeve romantike, Genta ka ndarë me fansat e saj të shumtë një moment krejt ndryshe me Hysen Usta.

Ajo ka postuar në “Instastory” disa video ku tregon se po bën boks me partnerin. Ajo shihet teksa nis të hedhë disa grushte dhe shkelma në drejtim të Hysenit, para se ky i fundit të shpallet fituesi i raundit të dytë!

(Kosova Sot Online)