Ndërron jetë babai i aktorit të famshëm

  • 16 January 2020 - 11:32
Ndërron jetë babai i aktorit të famshëm

Rocky Johnson, babai i yllit të Hollivudit, Dwayne Johnson, ose siç njihet ndryshe ‘The Rock’, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Në një deklaratë, duke njoftuar vdekjen e tij, World Wrestling Entertainment (WWE) shkruan se ‘shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe fansat e Johnson’.

Rocky, i cili njihej si ‘Soul Man’, u bë kampioni i parë i ekipeve afrikano-amerikane të ËËE në 1983, një titull që ai fitoi me partnerin e tij Tony Atlas.

Pasi doli në pension në 1991, djali i tij Dwayne vazhdoi trashëgiminë e tij të mundjes-ku mori pseudonimin e tij ‘The Rock’-përpara se të bëhej aktor.

(Kosova Sot Online)