Me një video në prapaskenë, Luana tregon se çfarë ndodhte para se të niste ‘Shiko Kush Luan’

  • 16 January 2020 - 11:40
Me një video në prapaskenë, Luana tregon se çfarë ndodhte para se të niste ‘Shiko Kush Luan’

as përfundimit të programit të së shtunës mbrëma, ‘Shiko Kush Luan’, moderatorja dhe njëherazi autorja e tij, Luana Vjollca ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video nga prapaskenat e emisionit.

“Një video ‘backstage’ nga @migi_jaku ndërkohë që përgatitesha me stafin tim për episodin final të @shikokushluan 
Pjesa më e lodhshme është kjo, edhe pse nuk reflektohet në video, teksa më duhet të “zbukurohem” për të dalë në ekran, por në të njëjtën kohë më duhet të merrem me çdo detaj të emisionit përpara xhirimeve, për më tej pyesni @arber_bytyqi_mua çfarë ndodhte në dhomën time të grimit”, ka shkruar Vjollca krah videos ku shfaqet duke u përgatitur dhe duke komunikuar me stafin e saj.

Kujtojmë se programi i Luanës ka qenë ndër më të ndjekurit dhe te suksesshmit dhe këtë e kanë provuar dhe klikimet e shumta të puntatave të ndryshme të tij në kanalin e ‘Youtube’.

(Kosova Sot Online)