Mozzik në takim me Kadri Veselit: I thash jemi të njëjtë, të pathyeshëm e të moralshëm

  • 17 January 2020 - 08:11
Mozzik në takim me Kadri Veselit: I thash jemi të njëjtë, të pathyeshëm e të moralshëm

Reperi Mozzik është takuar me liderin i Partisë Demokratikë të Kosovës, Kadri Veselin.

Reperi në llogarinë e tij në Facebook ka ndarë një fotografi me Veselin, përkrah së cilës edhe ka shkruar një status.

Mozzik e ka quajtur Veselin si  njeriu që s’ u lëkund kurrë nga ideja e të qenurit njeri i fjalës, burrë i shtetit.

Kujtojmë që Mozzik edhe në zgjedhjet e 6 tetori, tregoj që është përkrahës dhe mbështetës i Veselit.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Takim me Lulin!

Nuk është Luli i Migjenit, është Luli i idealit ,i sakrificës , i luftës, i shtetformimit , është njeriu që s’ u lëkund kurrë nga ideja e të qenurit njeri i fjalës, burrë i shtetit.

Me Komandant Lulin ( Kadri Veselin )

I thash edhe pse profesionet e ndryshme i kemi , por parimet i kemi njësoj , të pathyeshëm , të pa lëkundur , të dashur për njerëzit , të moralshëm e familjar .

Harrova edhe parimin kryesor :

Qe se njohim frikën. Të uroj gjitha të mirat Komandant

(Kosova Sot Online)