Kylie dhe Kendall marrin padi

  • 17 January 2020 - 10:56
Kylie dhe Kendall marrin padi

Janë të njohura kudo në botë e shpeshherë bien pre e padive, në disa raste edhe për përfitime në emër apo para, me apo pa të drejtë.

Kylie dhe Kendall Jenner janë të njohura në krijimin e brendshmeve, por a janë novatorë, kompania që ka paditur motrat nuk mendon ashtu, shkruan FOX.

‘Klauber Brothers, Inc.’, një kompani 161-vjeçare e dantellave, po hedh në gjyq motrat Jenner për shkelje të së drejtës së autorit, duke pretenduar se markat tyre të modës kanë përdorur të njëjtin dizajn si kompania në fjalë.

Sipas “Klauber”, brezi i belit nga “Kylie Thong Panties” përdor modelin e të brendshmeve dy-dimensionale, ndërsa thuhet se motrat shfrytëzuan njërën nga modelet e tjera të “Klauber”.

(Kosova Sot Online)