Pasi dha premtimin për ndërtimin e 2 shtëpive në Thumanë, Arditi çon deri në fund nismën e tij

  • 17 January 2020 - 13:18
Pasi dha premtimin për ndërtimin e 2 shtëpive në Thumanë, Arditi çon deri në fund nismën e tij

Në mbyllje të vitit të kaluar, moderatori i dashur i skenës shqiptare, Ardit Gjebrea premtoi se me biletat e shitura nga festivali i përvitshëm ‘Kënga Magjike’ do të ndërtonte 2 shtëpi të reja, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shfaqet në bashkinë e Krujës, duke dhënë detaje të tjera lidhur me premtimin e bërë në muajin dhjetor.

“Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë. Nuk dua të ndërtoj shtëpi “partizançe”, por gjithçka me dokumenta të rregullta. Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa radhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë pasur preçedencë! Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhshme (që na vjen radha) do japë ‘OK’ që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë”, ka shkruar Arditi krah postit të fundit në rrjetet sociale.

Me siguri moderatori do vazhdojë t’i mbajë të informuar të gjithë ndjekësit e tij, lidhur me këtë nismë në ndihmë të familjeve në nevojë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Kjo foto e bërë dje, është në bashkinë e Krujës, për të vijuar punën për 2 shtëpitë që do ndërtojmë në Thumanë. Nuk dua të ndërtoj shtëpi "partizançe", por gjithçka me dokumenta të rregullta. Dhe as nuk dua të përfitoj sepse jam njeri publik dhe futem pa rradhë. Po të tjerët???!!! Pallatet kanë patur preçedencë! Por tashmë komisioni i verifikimeve brenda javës së ardhëshme (që na vjen rradha) do japë OK që shtëpitë që kam marrë përsipër janë të pabanueshme dhe më pas do prishen. Ndërkohë projektet janë gati për të dy shtëpitë dhe pasi të merret leja nga Bashkia (më premtuan shumë shpejt) do fillojë ndërtimi i dy shtëpive të cilat siç kam premtuar, brenda 4 muajve do të përfundojnë.

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

(Kosova Sot Online)