Lorik Cana bëhet baba për herë të dytë

  • 18 January 2020 - 11:11
Lorik Cana bëhet baba për herë të dytë

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monika, janë bërë prindër për herë të dytë. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është bërë baba i një vajze. Cana është i dhënë pas emrave ilirë dhe më herët është shprehur se do ja vendoste emrin vajzës Enkeleida.

Media shkruan se Loriku dhe partnerja e tij nuk kanë ndryshuar mendje dhe ja kanë vendosur emrin vajzës pikërisht ashtu. Mësohet se ardhja në jetë e vajzës ka qenë edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar. Kujtojmë se ai dhe Monika janë edhe prindër të një djali të quajtur Boiken.

(Kosova Sot Online)