Noizy dhe këngëtarja shqiptare bashkë me pushime në Tajlandë? Ja fotot që i nxjerrin zbuluar

  • 19 January 2020 - 12:13
Noizy dhe këngëtarja shqiptare bashkë me pushime në Tajlandë? Ja fotot që i nxjerrin zbuluar

Reperi i njohur, Noizy, ka zbuluar përmes postimeve në “Instagram” se ka marrë disa ditë pushime dhe ndodhet në ishujt Phi Phi në Tajlandë.

Po nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, vihet re se aty ndodhet edhe këngëtarja Morena Taraku, e cila ka postuar disa video mjaft provokuese, ku tregon fizikun e saj perfekt.

E pas këtyre postimeve, fansat e tyre kanë nisur që të aludojnë se ata mund të jenë duke i kaluar pushimet bashkë. Por sigurisht që Noizy e Morena mund të jenë krejt rastësisht në të njëjtin vend, që kanë zgjedhur për të pushuar.

Madje duket se Noizy ndodhet në Tajlandë me miqtë e tij me të cilët ka postuar foto e video duke u argëtuar.

(Kosova Sot Online)