Jennifer Aniston dhe Brad Pitt ngrejnë peshë zemrat e të gjithëve, fotografohen bashkë pas shumë vitesh

  • 20 January 2020 - 11:20
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt ngrejnë peshë zemrat e të gjithëve, fotografohen bashkë pas shumë vitesh

Dikur Jennifer Aniston dhe Brad Pitt ishin një nga çiftet më të dashur për publikun dhe sigurisht ritakimi i tyre në SAG Awards bëri goxha bujë. Ata u vlerësuan të dy me çmim mbrëmjen e kaluar, Jennifer si aktorja më e mirë në një serial “The morning show”, ndërsa Brad si aktori më i mirë në rol mbështetës tek “Once upon a time in Hollywood”.

Pas këtij momenti, ata u takuan publikisht për herë të parë. Brad i mbante dorën teksa bënin shaka e qeshnin dhe ky moment ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Që pasi Brad është divorcuar nga Angelina dhe Jennifer nga Justin, kishin rastistur në të njëjtat festa por asnjëherë nuk ishin fotografuar bashkë. Kjo është foto e parë pas shumë vitesh dhe rrjeti po ‘çmendet’!

(Kosova Sot Online)