Albani, Miriami i bënë pritjen më të ëmbël Duamit në shtëpi!

  • 20 January 2020 - 12:42
Albani, Miriami i bënë pritjen më të ëmbël Duamit në shtëpi!

Vetëm pesë ditë më parë, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të dytë. Miriam solli në jetë një djalë, për të cilin zgjodhën emrin e veçantë Duam, si kënga e tyre e dashurisë. Duami është mirëpritur në shtëpi nga familja e tij në mënyrën më të ëmbël. Albani, Miriami dhe e vogla Ameli kishin marrë një tortë super të veçantë, krahas së cilës shkruhej:

“Mirë se erdhe Duam” Dekori i tortës ishte një bebush me kapuç në kokë, i cili flinte pranë një qenushi. Dy këngëtarët kanë vendosur të tregohen diskretë për portretin e të voglit, për të cilin jemi të gjithë kuriozë ta shohim si duket.

(Kosova Sot Online)